Çfarë nuk u tha dje për të, por ja si është gjendja e këngëtarit të njohur shqiptar Bujar Qamili

Bujar Qamili është prekur nga COVID-19, thotë Euronews Albania. Këngëtari, sipas të njëjtës media, është transportuar për në Itali për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se këngëtari prej dhjetë ditësh ndodhet në Itali, ndërsa gjendja shëndetësore e tij raportohet e rënduar. Disa media të tjera thonë se ai kaloi në koma, por tashmë ka dalë prej saj.

Kur të gjithë u mbyllën në shtëpi për shkak të Covid-19, këngëtari Bujar Qamili zgjodhi të bënte të kundërtën. Ai këndoi këngë popullore për rreth 60 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës, duke përcjellë mesazhe shprese për qytetarët, të cilët ndiheshin tepër të frikësuar nga pandemia.

Këngëtari në muajin prill tha se ishte hera e parë në jetën e tij, që performonte në shesh pa praninë e spektatorëve, të cilët, për shkak të izolimit nga COVID-19 e ndoqën Bujar Qamilin dhe e duartrokitën nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...