Shokohet Policia, drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë dhe në sens të kundërt, e pëson keq shoferi

Në aksin Thumanë-Mamurras është bërë e mundur bllokimi i mjetit dhe drejtuesi, pasi po qarkullonte me shpejtësi në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Patrulla e Policisë ka bërë menjëherë bllokimin e automjetit, si dhe ka proceduar për në OASH drejtuesin e mjetit, për lëvizje në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Qarkullonte me shpejtësi në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, bllokohet gjatë lëvizjes nga Policia Rrugore e Lezhës që ishte në patrullim në këtë aks.

Paraditen e sotme, rreth orës 09:30, patrulla e Policisë Rrugore të DVP Lezhë që ishte në patrullim në aksin rrugor Thumanë-Milot-Lezhë, ka konstatuar një automjet tip “Benz” duke qarkulluar me shpejtësi në korsinë e shpejtësisë, në sens të kundërt, nga Mamurrasi për në Thumanë, duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore.

Patrulla e Policisë ka bërë menjëherë bllokimin e automjetit, si dhe ka proceduar për në OASH drejtuesin e mjetit, për lëvizje në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar. Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor,

sinjalistikën horizonte dhe vertikale dhe të mos kryejnë manovra të gabuara apo të qarkullojnë në sens të kundërt me lëvizjen e lejuar, pasi rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...