Ndryshon në mënyrë drastike moti! Paralajmërojnë meteorologët, kthesa e befasishme që pritet

Fenomenit të inversionit të temperaturave dhe mjegullës e cila na ka përcjellë për ditë të tëra gradualisht po i vije fundi dhe kjo për shkak të dinamizimit të atmosferës, për arsye të ndryshimit të gjendjes sinoptike e cila vije gjatë ditëve të ardhshme.

Ende jemi nën ndikimin e masës së fuqishme ajrore anticiklonike e cila është në dobësim e sipër, ndërkohë të premten në Detin Adriatik do të kemi depërtimin e një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror me origjinë polare.

Adriatiku do të reagojë ndaj ajrit të ftohtë dhe te lagësht me krijimin e një ciklogjeneze e cila do të na sjellë reshje të dendura atmosferike. Do të jenë këto reshje jashtëzakonisht të rëndësishme për shkak të thatësisë ekstreme e cila ka kapluar rajonin tonë për një kohë të gjatë.

Fillimisht do të kemi ngritje të konsiderueshme të temperaturave sepse para frontit dhe ciklonit që priten në fundjavë, në drejtim të rajonit tonë do të kemi rrymime të forta ajrore jugore dhe

jugperëndimore të cilat do të ndikojnë në zhbërjen e fenomenit të inversionit të temperaturave dhe në këtë mënyre pritet shpërbërja e mjegullës dhe ngritja e temperaturave edhe nëpër ultësira.

Bora fillimisht parashikohet të vije të premten, por fronti do të ngadalësohet pak në Ballkanin veriperëndimor dhe kjo është edhe më mirë sepse presim reshje më të dendura atmosferike dhe fillimisht shumë nga këto reshje do të jenë në formë shiu, pastaj me ardhjen e frontit të ftohtë presim edhe reshje të dendura bore diku nga dita e Shtunë.

Për shkak se temperaturat shumë afër territoreve tona do të jenë rreth mesatares ose pak mbi mesataren shpeshherë në disa rajone të ulëta do të ketë edhe përzierje të shpeshta mes shiut dhe borës, por një është pothuajse e sigurte dhe këtë e kemi lajmëruar kaherë se “fansat” e borës do të kënaqen me pamje fantastike të reshjeve të dendura të borës në shumë rajone të Republikës së Kosovës,

veri dhe verilindje të Shqipërisë dhe veriperëndim të Maqedonisë së veriut. Shumë vise në Maqedoninë Veriore rrezikojnë të mbeten pa borë për shkak të temperaturave të larta sepse ajri i ftohtë polar nuk do të jetë i fuqishëm dhe nuk do të depërtojë në tërë territorin.

Pra, modelet tani kanë sqaruar gjendjen e cila na pret ditëve të ardhshme edhe pse ende mund të kemi ndryshime të vogla. Të themi edhe njëherë, fillimisht do të kemi ngritje të temperaturave, por jo reshje atmosferike. Reshje atmosferike do të fillojnë të premten dhe do të jenë në formë shiu. Të shtunën-dielën do të përzihen me reshje bore, ku vende-vende priten reshje intensive bore sidomos në viset kodrinore-malore.

Bora e cila do të bije nuk pritet të jetë e qëndrueshme nëpër ultësira për shkak se një të tillë nuk do e favorizojnë temperaturat e larta. Edhe pse do të kemi reshje të dendura bore, megjithatë goditja polare nuk do të jetë e fuqishme në mënyrë që të kemi borë të qëndrueshme

për kohë të gjatë edhe nëpër ultësira e në anën tjetër në Evropë gjatë javës tjetër do të kemi krijimin e një Mega-cikloni dhe pikërisht ky Mega-ciklon do të shkaktojë që në drejtim të rajonit tonë të ketë rrymime ajrore të “ngrohta” nga jugu.

Në foto shihet mega-cikloni i javës tjetër në Evropë dhe rrymimet ajrore tek nga jugu dhe jugperëndimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...