I sëmurë rëndë me Covid, flet miku i Bujar Qamilit: Është si ‘kokrra e mollës’, ja si është e vërteta

Ditën e sotme qarkulloi një lajm në media se këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili ndodhet në gjendje të r ëndë, pasi u prek nga koronavirusi dhe ndodhet në terapi intensive.

Por në fakt Qamili gëzon shëndet të mirë dhe siç tregon miku i tij “është si kokrra e mollës.

Abcnews.al kontaktoi me një nga miqtë e tij, Ramazan Çeka i njohur për tekstet e disa këngëve. Çeka u shpreh se Bujar Qamili rreth një muaj më parë iku në Itali për të rinovuar dokumentet dhe gjatë qëndrimit atje ka pasur një krizë në veshka. Por pas kurimit ndodhet në gjendje shumë të mirë.

“Lajmet e përhapura në media nuk janë të vërteta, ma shtrime. Nuk është e vërtetë që Bujar Qamili është në gjendje të rëndë nga covidi. Unë përpara 5 minutash fola në telefon dhe ishte shumë mirë.

Është si kokrra e mollës. Ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë” tha Çeka, i irrituar nga lajmet që po qarkullojnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...