Blendi Fevziu tregon se cili është disavantazhi më i madh për Ramën

Gazetari Blendi Fevziu ka analizuar dy partitë kryesore në Shqipëri. Ai tha se disavantazhi më i madh i kryeministrit Edi Rama është koha në qeveri, dhe kjo sipas tij duhet të shihet si avantazh për opozitën.

“Rama kërkon një mandat të tretë, dhe po mundet të marrë një mandat të tretë, e cila do ishte një risi e rrallë në Shqipëri sepse askush nuk ka kaluar dy mandate qeverisëses. Berisha ishte i pari, që arriti të mbajë 8-vjeçarin e plotë, dhe Rama po e mban,

por disavantazhet më i madh i Ramës është padyshim koha, 8-vjecari që lë pas shpine, sepse do konsiderohet si konsumimi i madh i qeverisë së tij. Ky është edhe avantazhi më i madh i opozitës. Koha dhe bilanci, sepse ato shkojnë të dyja bashkë”, tha ai.

Ai shtoi se është tepër e vështirë t’i bësh bilancin në mandatin e dytë kryeministrit Rama pasi në fushatë tha ai nuk ka bërë premtime. Gazetari Fevziu shtoi në Euroneës Albania se fushata e Ramës në mandatin e dytë ka qenë fushata më e çuditshme në historinë e Shqipërisë.

“Është shumë e vështirë ti kërkosh bilancin në mandatin e dytë, sepse nuk ka premtuar asgjë. Është një fushatë surreale, më e çuditshme në historinë e Shqipërisë, që nuk ka pasur një premtim konkret, ka ecur përpara. Rama ka problemi kryesor të kohëzgjatjes. Ky është edhe avantazhi më i madh i opozitës”, tha ai.

Krahas skanimit të qeverisë Rama, Fevziu gjithashtu u ndal gjerësisht tek avantazhet, por edhe tek dobësitë që sheh ai tek opozita shqiptare. Sipas tij, opozita është e vonuar në përballje me qeverinë, dhe këtë fakt e ilustron me vonimin në prezantimin e drejtuesve politikë në 12 qarqet e vendit.

“Opozita ka një problem me sa shoh unë, është e vonuar. Duhet të kishte caktuar koordinatorët e qarqeve më përpara, duhet të kishte nxjerrë disa figura të reja për t’i afishuar në publik. Në këto zgjedhje nuk i shoh fytyra të reja opozitës. Ardhja e personazheve të rinj duhet të ishte një avantazh për opozitën”, tha ai.

Gazetarja Ilva Tare pyeti z. Fevziu nëse janë pjekur kushte, që liderët politikë të zhvillojnë debate politike, për këtë ai majti këtë qëndrim:

“Normale duhet të ishte. Duhet të bënin minimalisht tre apo katër debate. Rama dhe Basha e kanë të detyrueshme, se si do të jetë formati kjo është e diskutueshme. Mua më duket e vështirë. Shqipëri nuk e ka kryer atë që thuhet ”qarkullimi elitave”, shtoi Fevziu.

Duke komentuar përballjet për zgjedhjet e prillit, drejtuesi i emisionit “Opinion” në TV Klan tha se “elektorati i të pavendosurve’” do jetë përcaktues në rezultatin përfundimtar.

“Të pavendosurit do të jenë deçizivë. Nëse votimi do të ketë refuzim të lartë, favorizohet Partia Socialiste, sepse në shifrat e militantëve të dyja palëve ata janë më dominues”, u shpreh ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...