Babai i Klodian Rashës zbardh bisedën me Ramën: Ti vendos 700 pensione, unë dua vetëm…

Babai i 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha, që u vra nga një efektiv i Forcave Shqiponja, ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit i shkoi për ngushëllim.

Në një intervistë në “Klan Kosova”, Qazim Rasha tregoi se ia ka bërë të qartë që në takimin e parë kryeministrit se pensioni që shteti do t’i caktonte do të shkonte për fëmijët në nevojë, sikurse edhe ndodhi.

Ai ka treguar se nuk e ka pranuar pensionin, por ka kërkuar vetëm që e vërteta të zbardhet.

“Kryeministrit i thashë: Kryeministër, unë jam kryetar i familjes, ti je kryetar i shtetit. Je ai që do i mbrosh si fëmijët e mi, njësoj si të tutë. Nëse ke ardhur për ngushëllim je i mirëpritur si çdo qytetar.

Nuk kërkoj asnjë lloj lëmoshe, apo mëshire, se i kam rritë fëmijët me djersën e ballit. Shtetit nuk i kërkoj ndihmë, por dinjitetin e familjes sime. Nëse e mendoni si unë ju faleminderit. Unë nuk kam nevojë për para, por kam nevojë që çështja të zbardhet dhe të shërohet një pjesë e plagës.

Nëse ju e ndjeni se jeni pjesë e fajit, ti vendos 700 pensione, unë sot e deklaroj jepja njerëzve të varfër, fëmijëve të sëmurë, të gëzojnë ata prindërit shëndetin e fëmijës së tyre”, ka thënë ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...