Mentor Kikia zbulon goditjen e fortë që SHBA mund t’i japë Berishës dhe Metës

Gazetari i njohur Mentor Kikia ka analizuar deklaratën e Ambasadës Amerikane lidhur me protestat e fundit në Shqipëri.

“A janë dy ish kryeministrat Berisha dhe Meta, objektivi afatshkurtër i “drejtësisë së re” dhe shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese, ngritja e të cilës po mbështetet fort nga ambasadorja Kim?”, ngre pyetjen e madhe Kikia duke iu referuar deklaratës së amerikanëve.

Më tej gazetari shton: “Pastrimi i politikës shqiptare është shumë më i ndërlikuar se ai i politkës në Kosovë. Kjo ndoshta edhe për faktin se në Shqipëri nuk ka një gjeneratë të re, që të mund të fitojë admirimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, për të justifikuar operacione më agr esive”.

Postimi i Mentor Kikia

“A ka një plan edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri?

Situata politike në Kosovë tregoi se dirigjentët me “shkopin” magjik, që qëndrojnë pas perdes, i lëvizën fijet. Për pasojë, qeverisë së krijuar me shumë mundim dhe ndërhyrje “kirurgjikale” pas rrëzimit të Albin Kurtit, i erdhi fundi. Por ligji i dekri minalizimit e përjashton edhe vetë Albinin nga kandidimi i mëtejshëm. Thaçi është në Hagë, ndërsa “gjeneralët“ e tjerë të UÇK-së nuk kanë nge të merren me politikë, pasi janë të zënë me akuzat.

Është kjo koha për një gjëneratë të re politike në Kosovë? Ndoshta! Vjosa Osmani duket “simpatike” për momentin.

Gjatë protestave të fundit në Tiranë, Ambasada Amerikane, lëshoi këtë deklaratë:

“Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë për të siguruar një hetim të plotë dhe transparent për incidentin…

Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të tregojnë aftësinë e tyre për të udhëhequr në mënyrë të përgjegjshme, duke përfshirë refuzimin e dhu nës.

Ata që kanë qenë në pushtet në të kaluarën, nuk duhet të kompensojnë gabimet e kaluara duke sugjeruar se dhu na është e pranueshme.”

Çuditërisht, këtu ka tri palë: Ata që janë në pushtet. Ata që kanë qenë në pushtet. Ata që duan të vijnë në pushtet. Në pushtet është PS. Py dy palët e tjera kush janë? Ata që kanë qenë, janë njëkohësisht edhe ata që duan të vijnë dhe kjo është opozita. Po, përse Ambasada Amerikane e ndan opozitën në dy pjesë?

A janë Berisha dhe Meta “ata që kanë qenë”?

A janë Basha dhe Kryemadhi “ata që duan të vijnë”?

A është kjo një përpjekje për të ndarë Berishën dhe Metën nga opozita?

A janë dy ish kryeministrat Berisha dhe Meta, objektivi afatshkurtër i “drejtësisë së re” dhe shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese, ngritja e të cilës po mbështetet fort nga ambasadorja Kim?

Edi Rama duket të jetë objektivi afatgjatë dhe për momentin ai duket se ecën mbi tapet, derisa “ata që kanë qenë në pushtet” nuk ndahen nga “ata që duan të vijnë në pushtet”.

Pastrimi i politikës shqiptare është shumë më i ndërlikuar se ai i politkës në Kosovë. Kjo ndoshta edhe për faktin se në Shqipëri nuk ka një gjeneratë të re, që të mund të fitojë admirimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, për të justifikuar operacione më agresive.” – shkruan Kikia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...