Vajza nga Shkodra i nënshtrohet operacionit për sëmundjen e rrallë

Një vajzë e re nga Shkodra e cila vuante nga një sëmundje e rrallë i është nënshtruar një ndërhyrje të vështirë në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nxjerrë foton e saj duke treguar kalvarin e përpjekjeve të saj deri në operacionin që ka zgjatur më shumë se 4 orë.

“Kur shpresa për jetën varej në një fije të hollë, një ndërhyrje e shkallës tepër të lartë të vështirësisë në shërbimin e #neurokirurgjisë në QSUT, i ka shpëtuar jetën një vajze të re nga Shkodra.

Gjithçka ndodhi brenda 12 orësh, nga fillimi i sëmundjes, ekzaminimet në spitalin rajonal të Shkodrës dhe në QSUT, ku mjekët zbuluan sëmundjen e rrallë e të rëndë, aneurizëm i arteries së trurit dhe kryen operacionin delikat prej më shumë se 4 orësh, i cili përfundoi me sukses, falë ekipit të talentuar të #neurokirurgjisë, me prof.asc. Artur Xhumarin, dr. Gramoz Braçe, dr. Kliti Pilika.

Me punën e palodhur në ekip të mjekëve dhe infermierëve të sallës operatore, reanimacionit dhe shërbimit të neurokirurgjisë, e reja nga Shkodra është gati të kthehet në shtëpi”, shkruan ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...