Ligji ‘bombë’ në Parlament: Ulen me shifra drastike pensionet VIP në të gjitha nivelet

Një draft shumë i fortë është futur për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, dhe pritet që të shqyrtohet brenda mbylljes së sezonit.

Bëhet fjalë për projektligjin e përgatitur nga deputeti Erion Piciri: “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Shqipëria paguan prej vitesh një shumë marramendëse pensionesh suplementare për deputetë, qeveritare, kryetarë gjykatash nga ato të shkallës së parë e deri në apel, por edhe për gjyqtarë, prokurorë, drejtorë të enteve dhe drejtorive kryesore të administratës që janë pafund

Për të krijuar një ide se sa shkon shifra që paguajnë qytetarët shqiptarë në buxhetin e shtetit, mjafton shifra: 54 milionë euro paguhen çdo vit si pensione suplementare “VIP, ndërkohë që vetëm 12 milionë vijnë nga skema e Sigurimeve Shoqërore dhe 42 milion i paguan buxheti i shtetit, pra ne i paguajmë të gjithë pensionet e njerëzve që kanë qenë thjesht si pasojë e logjikës partiake apo tribale në krye të institucioneve të larta në këtë vend.

Projektligji i deputetit Piciri, në thelb është një draft antiabuzim, apo mund të themi edhe antikorrupsion, pasi ndalon në mënyrë të menjëhershme këtë logjikë. Sipas Draftit, VIP-at e institucioneve dhe administratës nuk do të paguhen me sipas tarifës që janë paguar deri tani, por vetëm nga sasia e kontributeve të sigurimeve shoqërore që kanë dhënë për pension suplementar.

Pra nëse një deputet ka qenë në detyrë 4 vjet dhe në këto 4 vjet ka paguar x shumë për pension suplementar, kjo duhet të pjesëtohet në shumën e përgjithshme të viteve të punës dhe t’i shtohet pensionit, por jo të vihet një pension i lartë fiks. Për shembull, nëse një deputet apo kryetar gjykate që sot merr 47 mijë lekë të reja pension, nëse miratohet ky ligj, do të marrë gjysmën e tij, apo pak më shumë se shuma e përgjithshme e një pensioni të lartë që shkon deri në 30 mijë lekë në muaj.

Kjo pasi anomalia që ndodh sot është e madhe; një deputet për 4 vite derdh 3.8 milionë lekë. Ndërkohë që përfiton si pension 47.1 mijë lekë (471 mijë vjetra) në gjithë jetën kur arrin moshën e pensionit. Shumë që është 25 herë më shumë se shuma që derdh çdo vit si kontribut. Thjesht paguan 3 mijë euro e merr 80 mijë.

Ky draft është paraqitur vetëm nga një deputet i opozitës, por duke nisur sepse bëhet në prag të fushatës zgjedhore është një provokacion për mazhorancën; pasi nëse rrëzohet tregon vullnetin për të ruajtur një abu zim.

“Sipas të dhënave të INSTAT-it ky sektor ka 171 mijë punonjës ku rreth gjysma e tyre personave mendohet se kryejnë funksione kushtetuese, personel politik dhe punonjës të administratës shtetërore. Këto kategori kanë paga të larta mujorë që në rastet e të zgjedhurve politikë shkon 3-7 herë mbi rrogën mesatare”, thuhet në relacion e siguruar nga Gazeta Shqip.

Kusht preket, lista e titullarëve

Janë dy grupe zyrtarësh që sipas këtij ligji përfitojnë pensione suplementare dhe këtu përfshihen jo vetëm deputetët, kryeministrat dhe ministrat.

Sipas ligjit janë: “Presidenti i Republikës. Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, ministrat, Zëvendëskryetari i Kuvendit dhe të barazuar në liter me ta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputetët e Kuvendit.

Gjithashtu përfshihen edhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarët Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, si dhe Avokati i Popullit; Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, sekretarët e Shtetit, zëvendësministrat. zëvendësprokurorët e Përgjithshëm, si dhe personat e tjerë të barazuar me ta,

sekretarët e përgjithshëm dhe funksionaret politike pranë Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, ministrive, institucioneve qendrore buxhetore, prefektëve, këshillave të rretheve, këshillave të qarqeve, bashkive dhe personave të tjerë të barazuar me ta, sipas listës së miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Përfshihen edhe Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe Kryetari i Arbitrazhit të Lartë Shtetëror, personat që kryejnë detyra në administratën e Presidentit, të Kuvendit, Këshillit te Ministrave, ministrive dhe institucioneve qendrore buxhetore, të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, gjykatave të apelit, prokurorive të rretheve, prefekturave dhe të pushtetit vendor dhe personave të tjerë të barazuar me ta.

Konkretisht ndryshimet ligjore kanë si objektiv

Uljen e pensioneve suplementare për pushtetarët;

Uljen e pensioneve suplementare për magjistratët; Uljen e pensioneve suplementare për drejtuesit dhe punonjësit e administratës publike në nivel qendror dhe lokal.

Eliminimin e pagës kalimtare deri 3-vjeçare, që përfitohet pas lënies së detyrës nga pushtetarët dhe barazimin e tyre me të gjithë punonjësit e tjerë të shtetit tone sipas parashikimeve të Kodit të Punës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...