Nuk kishte pritur askush që në një kohë kaq të shkurtër, kur i biri është vetëm disajavësh, Arbana Osmani ta “prezantonte” atë publikisht, aq më tepër përmes një videoje.
Për një kohë shumë të gjatë, me Jonin, djalin e saj të madh, moderatorja e njohur e ekranit ka qenë e rezervuar për ta ndarë publikisht portretin e tij.
Por me Diellin, jo. Është dorëzuar. Ndoshta edhe sepse ky është një moment që nuk mund të mbahet dot për vete. Megjithëse është gjithmonë e hapur për çdo pyetje në lidhje me vogëlushin, kur është fjala për portretin, Arbana nuk bënte marrëveshje.
Natyrisht, Dielli është ende shumë i vogël dhe nuk mund t’jua shuajë kureshtjen se cilit prind i ngjan më shumë, megjithatë kjo video emocionuese ju lë të kuptoni se edhe Eduarti është aq i përkushtuar ndaj të birit, sa edhe vetë Arbana ka treguar gjatë bisedave me fansat.
Dielli duket rehat edhe në krahët e të atit, por edhe ky i fundit, pa dyshim, i lumtur për këtë ndjesi të paprovuar më parë. “Bekimet e mia” – shkruan Arbana pas kësaj videoje ndërsa Eduarti po përpiqet të qetësojë të voglin.
Askush nuk ka më ç’të komentojë apo jo?