Pak ditë na ndajnë nga festat, po ja çfarë duhet të kenë kujdes shqiptarët në zgjedhjen e ushqimeve

Mariglen Menkshi nga Autoritetit Kombëtari Ushqimit ka deklaruar se produktet më delikate janë me origjinë shtazore në varësi të kushteve dhe aq me teper qe edhe subjektet nuk abuzojnë me mallrat në këtë periudhë pasi produkti nuk rri stok. Megj9ithate nga ana e tyre kontrollet janë të larta.

“Është traditë e jona që në fundvit të blejmë më shumë. Për këtë është edhe një strategji e jona të kontrollojmë më shumë. Kontrollet shoqërohen edhe me këshillime.

Kontrolli do të shtrohet më shumë te subjektet me bulmetëra, fruta-perime, pasi këto kërkohen më shumë tani.

Unë nuk do të thoja që gjatë festave të fundvitit, subjekt abuzojnë se produkti nuk rri stok. Rritet fuqia blerëse.

Duke pasur këtë gjë, nuk i intereson atyre të prishin imazhin e tyre. Gjatë kësaj kohe të vështirë, operatorët e biznesit do të ndëshkohen, do të gjobiten në rast se gjenden abuzime”, u shpreh Menkshi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...