Lleshaj rrëfen të pathënat për Ramën pas dorëheqjes: Ai nuk është tolerant me…

Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Real Story” u pyet se çfarë mendimi ka për kryeministrin Edi Rama dhe nëse mendon se kryeminisitri është një lider demokratik.

Lleshaj u shpreh se kreu i qeverisë i ka besuar detyrën e ministrit të Brendshëm pa e pasur mik, por sipas tij, duke besuar parimet e tij.

“Edi Ramën e kam vlerësuar dhe do ta vlerësoj, për faktin se më ka besuar, sepse nuk ka pasur kurrë me mua raport miqësie. Kjo më ka bërë të besoj që ky njeri nuk ka ndonjë agjendë personale.

Kjo sepse ndryshe do të zgjidhte një kamikaz personal.Rama më ka besuar, sepse më ka vlerësuar se mund të bëja post duke punuar në mënyrë parimore.

Them se është një lider demokratik, pavarësisht perceptimit në popull, që ndoshta është ndryshe. Rama nuk është tolerant, nëse je i dobët, nuk ke sfidë në argument, ndoshta edhe ndaj forcës që ke. Ky është pozicioni im ndaj figurës së Ramës”, tha Lleshaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...