Lajm shume i mirë për të gjithë shqiptarët: Ja cna pret nga data 1 Janar 2021

Ministrja Anila Denaj: Qeveria shqiptare miraton këtë javë një rritje të konsiderueshme të pagave në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë duke filluar me efektivitetin në janar 2021.

Konkretisht, rritja e pagave për sektorin e shëndetësisë është 40% mbi pagën e funksionit për mjekët, infermierët, laborantët e shërbimeve parësore e dytësore të shëndetit publik dhe do të jetë 15% për mësuesit e sistemit parauniversitar.

Në sistemin shëndetësor do të përfitojnë 18.415 punonjës, prej të cilëve 4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë, sikurse 35.883 punonjës të sistemit parauniversitar të arsimit.

Është e rëndësishme të theksojmë se gjithë kjo ka një kosto në buxhetin e shtetit, e cila në tonalitet në 2020-2021 llogaritet në shumën e 8 miliardë lekë, një kosto më e lartë seç e kishim parashikuar në projekt buxhetin afatmesëm, kjo për t’i dhënë një vlerë të shtuar të gjithë punës që bëhet në këto dy sektorë.

Shumat konkretisht për secilën kategori: Në sistemin shëndetësor pagat për funksion në nivel mesatar, sot është 57.000 lekë, me një rritje 40% në 2021-in shkon 79.800 lekë.

Paga për funksionin e infermierëve dhe laborantëve, sot është 37.000 me rritjen në 40% shkon në vitin 2021, 51.810. Paga mesatare bruto e mjekëve në 2020-ta, së bashku me rritjen shkon nga 37.753 në 110.553 lekë. Paga mesatare bruto e infermierëve nga 50.890 shkon 65.700 lekë.

Në sistemin arsimor, në vitin 2020 kemi një pagë mesatare 65.800 lekë që së bashku me rritjen shkon në 72.000 lekë në 2021-in. Paga mesatare bruto e mësuesve nga 68.800 shkon në 75.550 në 2021-in.

Në kontekst të rritjes, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe në përqindje, duke filluar me një krahasim nga viti 2013 deri në vitin 2021, me këtë pagë, të cilën prezantojmë sot, ne kemi një rritje të konsiderueshme me gati 56.8% më shumë se në vitin 2013, sikurse edhe grafiku në monitor e konfirmon. Kjo, për të gjithë mjekët në shërbimin parësor, të cilët e përfitojnë këtë rritje.

Përsa i përket mjekëve në shërbimin spitalor, rritja është në nivelin e 61.6% nga viti 2013 në vitin 2021.

Persa i përket pagave të infermierëve, rritja është në nivelin e 68.3% nga viti 2013 në vitin 2021 dhe infermierët në shërbimin spitalor përfitojnë një rritje prej 63.4% në bazë krahasueshmërie vitin 2013 dhe vitin 2021.

Pagat e mësuesve nga viti 2013 në vitin 2021 janë rritur në nivel 21.6% dhe ato të shkollave të mesme me një nivel rritjeje në 21.3%.

Është me vlerë të vlerësojmë dhe të krahasojmë me vende të tjera të rajonit dhe për këtë kemi marrë për bazë Maqedoninë e Veriut. Po të krahasojmë të dy sektorët si arsimi, ashtu edhe shëndetësia, flasim për një diferencë shumë të vogël me rritjen e realizuar në vitin 2021,

ku diferenca të paktën për Shqipërinë është pozitive me një rrogë në arsim 60.758 në krahasim me Maqedoninë e Veriut 54.676 lekë dhe një diferencë shumë e vogël në krahasim me Maqedoninë e Veriut përsa i përket mjekëve.

Edhe një herë theksojmë se kjo është një qasje proaktive, për të vlerësuar punën e të dy grupeve, si në shëndetësi dhe arsim. Por më herët do të më lejoni të kthehem pak në investimet që janë fakt, në të gjithë vitet e qeverisjes Rama, ato të cilat në vlerë absolute nga viti 2013 me një vlerë mesatare 35.4 miliardë në vit,

shkojnë sot në 2020-ën me 57.7 miliardë lekë në vit dhe këtu vlen të përmendim dhe investimet në infrastrukturë, përmirësimet e qendrave shëndetësore, të sistemit të ambulancave, apo në arsim, ku investimet në infrastrukturë përfshijnë të paktën rikonstruksionin e 274 shkollave, përtej rritjes së mëparshme të pagave, ku sigurisht vlen për të përmendur se nuk është hera e parë që ndodh.

Mendojmë se këtë javë kemi të konkluduar dhe vendimet në mbledhjen e qeverisë, kështu që ky do jetë një fakt për t’u komunikuar edhe me aktet juridike të nevojshme.

Kryeministri Edi Rama: Dua të theksoj një element tjetër, që do ta shtjellojmë në ditët në vijim. Këtu bëhet fjalë thjeshtë e vetëm për pagën neto, ndërkohë që janë një sërë elementësh të tjerë financiarë,

që sot janë ndryshe nga ç’ishin më parë, për mjekët, që kanë të bëjnë pagesat për orët ekstra, për rojet, për bonusin që është një pagë plus për të gjithë mjekët që shërbejnë jashtë zonës së tyre të banimit dhe të tjerë elementë që ne do t’i detajojmë në ditët në vijim,

për të pasur thjeshtë e vetëm një raport korrekt me opinionin publik, në aspektin e marrjes në dijeni për faktet, për viktimat më të mëdha të kohës tonë, faktet, qoftë për sektorin e shëndetësisë, qoftë për sektorin e arsimit.

Ministri i Rindërtimit do të bëjë një pasqyrë plotësuese, përpara se ju të merrni fjalën për të bërë pyetjet tuaja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...