“Dashuri e pastër”, gazetari i njohur shqiptar flet për marrëdhënien e kryeministrit Rama me Ardi Veliun

Eksperti i komunikimit, Edi Oga ka komentuar protestat që janë organizuar ditët ë fundit në vendin tonë. Në një intervistë për emisionin ‘ABC e mëngjesit’, Goga u shpreh se të gjithë kanë të hanë, por nuk duhet ushtruar dhuë.

“Momentin që është në fuqi, është kryeministër shpreson të ketë edhe një mandat tjetër normal që kërkon sukses. Unë për vete nuk kam ngrënë akoma një shkop gome ndihem keq. Të gjithë njerëzit kanë bukë, por ka ca liri që po hiqen dita ditës. Pra kjo që pamë, çfarë i kushton policisë së shtetit t’u vinte një maskë.

Kjo tregon dyfytyrësinë, nga njëra anë bëhet nami, nga njëra anë nuk duket asgjë. Pra pamja, vitrina duket. Kemi 30 vjet që bëjmë këtë. Jemi të dështuar, unë kam qenë sa djali në ’94- ‘95 dhe ca u bë në ‘97. Ne edhe një protestë që këta bëjnë, ne i lëmë. Duhet të kishim dal ditën e dytë ditën e tretë”, tha Oga.

Gjithashtu ai komentoi me nota ironie edhe marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun. “Dashuria e pastër, është nevojë. Mesa duket Edi Rama për mënyrën se si do ta vazhdojë qeverisjen, zoti në fjalë i ka këto veti për ta mbajtur mandatin”, shtoi Oga.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...