A është organizatori i protestave për Klodianin? Flet ish kryeministri Berisha: Do isha krenar të isha pas tyre

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit, Edi Rama, i cili e cilëson ish-liderin e PD-së si organizatorin e protestave pas vrasjes së Klodian Rashës.

Në intervistën për kanalin “T7”, Berisha mohoi kategorikisht këtë përfshirje.

Megjithatë, Berisha theksoi se do të ishte krenar që të ishte ai organizatori për shkak se protestuesit kanë diplomën që i duhet, atë të guximit, raporton Newsbomb.al

“Sali Berisha do ndihej krenar nëse do të ishte organizues i asaj protestë. Unë falenderoj ata të rinj, me diplomë ose pa diplomë. Ata kanë diplomën që i duhet, atë të guximit.

Jam admirues pa fund i tyre, pasi kërkojnë të drejtat ndaj këtij shteti policor. Kjo është gjeneratë e kohës së internetit. Është më e pjekur dhe ne duhet të presim shumë nga intuita e tyre,” tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...