“Për dy ditë do e merrni vesh të vërtetën”, vëllezërit e Klodian Rashës dalin me paralajmërimin e fortë pas vizitës së kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama shkoi sot për herë të tretë në familjen e Klodian Rashës, pasi u refuzua pensioni që iu dha nga qeveria.

Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk pranoi që të fliste për gazetarët në lidhje më motivet e vizitës së tij të radhës.

Kurse, nga ana tjetër, vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha thanë jashtë kamerave se pensionin do e japin për bamirësi, pasi ata nuk kanë nevojë për pension por për drejtësi.

Po ashtu, vëllezërit e të riut kanë thënë për ABC se “për dy ditë do ta merrni vesh nga prokuroria që nuk është vasje aksidentale, por vasje me dashje.”

Kujtojmë se qeveria i ka akodruar si pension 60.8 mijë lekë të reja në muaj familjes së Klodian Rashës . Në vendim thuhet se pas vasjes që, cilësohet si aksidentale, qeveria ka vendosur t’i japë trajtim financiar sa 8-fishi i pensionit social ( që është 7.6 mijë lekë në muaj) familjes së të riut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...