Ngjela ‘shtang’ gazetaren dhe bën deklaratën e papritur gjatë transmetimit ‘live’: Çfarë televizioni jeni ju?

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një reagim të fortë gjatë një interviste në Neës24. Teksa ishte i ftuar përmes një lidhje live të komentonte protestën e zhvilluar dje në Tiranë, Ngjela e ka quajtur këtë televizion “një bazë që paguhet nga të huajt”.

“Ça thyejnë semafora këta. Kush i paguan ato? Mos i paguan Rusia, si këta të tjerët që i paguajnë armiqtë tanë. Çfarë televizoni jeni ju, kush ju paguan juve. Stacioni juaj është bazë që paguhet nga të huajtë. Duhet të mbajë qëndrim kundër veprimeve halabakëve”, tha Ngjela.

Më tej, Ngjela tha se korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri do destabilizim.

“Korrupsioni i lartë shtetërore paguan halabakë, ka dhe kalajmaj të vegjël atje që të shkaktojnë trazirat. Korrupsioni i lartë shtetëror janë krerët e PD dhe të PS. Nëse qeveria e Ramës nuk tregon forcë ndaj halabakëve që djegin qytetit, rrezikohet nga….

Policia të thyen brinjtë kur thyen ligjin dhe më prek mua pronën. Ç’kërkoni të drejta kur më shkatërron mua pronën? Imitojnë zezakët. Dhunimi ka vetëm forcë. Opozita nuk flet kundër dhunës se ka paguar halabakët”, – u shpreh avokati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...