I arrestuan të birin në protestë, nëna 5 ditë në dyert e komisariateve

Me lot në sy Uljanova Xhavo rrëfen Ma kthi 5 ditor në pritje të një lajmi për të birin.

“Nuk kam fjalë. Kam pritur çdo minutë, nuk kam fjetur as natën. Thoja kur do të gdhihet të shkoj edhe një herë të marr informacion. Kam qenë duke u dridhur më ka dalë trupi jashtë kontrollit.”

Mbrëmjen e së enjtes, policia sipas saj i ka arrestuar të birin 18-vjeçar së bashku me dy shokët e tij , padrejtësisht, në dalje të qendrës tregtare, pranë parlamentit. Ajo pretendon se nuk kanë qenë pjesë e protestës.

“Çdo gjë është e filmuar, ka kamera. I kanë kap aty. Nuk ka qenë fare. Nëse do të ishte do ta pranoja, ka të drejtë edhe ai të protestojë për diçka që e quan të padrejtë.”

Mungesa e informacionit, nga ana e policisë, ka bërë që kjo nëna së bashku me të bijën të shkonin sa në një rajon në tjetrin, brenda Tiranës, e më pas në Durrës , për të mësuar se ku ndodhet i biri.

“I kam marrë të gjitha rajonet me radhë. 112 më vinte vetëm muzikë. I kam bredhur të gjitha rajonet duke parë emrin në listë. Thashë, tani, ose në spital ose në rajon diku do ta gjej. E gjeta tek rajoni numër gjashtë…”

Me a nkth pret takimin me të pas dyerve të gjykatës. Por, ajo është e bindur të kërkoi drejtësi për të birin, dh una psikologjike e shkaktuar këto ditë sipas saj nuk ka çmim./ Burimi: Abc News

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...