Aleati i Bashës zbulon çfarë po përgatit Rama për zgjedhjet e 25 prillit dhe i drejton thirrjen urgjente opozitës

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se qeveria është duke u përgatitur për të bërë votime online, në zgjedhjet e 25 prillit.

“Shqetësimi im është që Edi Rama po përgatitet për një fushatë të quajtur virtuale, për votime online nëpërmjet platformës E-albania”, tha Mediu.

Kjo nuk duhet të lejohet,- shprehet Mediu, ndaj kërkon prej opozitës që të reagojë sa është në kohë.

“Opozita në qoftë se mendon se do të jetë vëzhguese e procesit dhe të shikojë se çfarë do të thotë pas procesit, asnjë gjë nuk ndryshon pas procesit”, theksoi ai.

Ai kërkon se bashkim në çdo qendër votimi për të shmangur manipulimet gjatë zgjedhjeve.

“E vetmja mënyrë është që ne duhet të bashkohemi në çdo qendër votimi sot si opozitë dhe të përpiqemi që t’i vëmë fre manipulimit, krimit, korrupsionit dhe t’i vëmë fre tendencës së Edi Ramës për të kontrolluar çdo gjë në jetën tonë, sepse do të jetë vonë në qoftë se nuk reagojmë shpejt”, tha më tej Mediu.

Në takimin e radhës me koordinatorët e PR-së në Tiranë aleati i PD-së akuzoi Kryeministrin Rama se ka shkatërruar konceptin e shtetit dhe ka detyruar të rinjtë të largohen nga vendi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...