Protesta në Tiranë, qytetari bën komentin epik kundër policisë

Shumë qytetarë u dyndën në rrugët e Tiranës në ditën e 5-të të protestës për ‘eliminimin’ e të riut Klodian Rasha nga ana e efektivit të policisë.

Përgjithësiht protesta u shoqërua me tone të qeta dhe nuk pati përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë, përjashtuar momentet e fundit kur situata nisi të përshkallëzohej dhe policia filloi përdorimin e gazit lotsjellës dhe arrestoi disa persona.

Ndërkohë në një intervistë live, një protestues tërhoqi vëmendjen për atë që tha, duke bërë një përmbledhje në vetëm një fjali të gjithë reagimin e policisë dhe dhunës që po ushtrohet ndaj qytetarëve.

Qytetari tha:

Kam dalë sot në protestë sepse po na godasin policë që janë të veshur me uniforma turke, që gazin e importojnë nga Serbia dhe shkopat e gomës nga Greqia. Ndërsa ne jemi skllevrit që hamë dru.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...