‘Çmendet’ moti, ja se çfarë na pret javën e ardhshme

E pazakontë, por ndoshta me ngrohjen globale dhe ndryshimin që ka ardhur si pasojë e dorës së njeriut, nuk duhet të habitemi që moti ka pësuar ndryshime.

Edhe pse jemi në dhjetor, duket se do përballemi me mot të ngrohtë, sikur të ishim në vjeshtë.

Nga kjo e diel pritet të përmirësohen kushtet atmosferike. Sipas meteorologëve moti gjatë kësaj jave pritet të jetë i qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Meteorologia Adiola Bani thotë:

“Për sa i përket ditës së diel do të sjellë përmirësim kushteve të motit, reshjet do të jenë të izoluara dhe kryesisht në skajin jugor . Nga e hëna dhe gjithë java që presim do jetë mot i qëndrueshëm kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin.

Për sa i përket festave të fundvitit , sinoptikanët paralajmëruan se edhe pse temperaturat do të jenë të ulëta moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

15 ditët e muajit dhjetor të na sjellin renjen e me mot të kthjellët, por do të kemi ndërprerje për 5 ditë ku do të kemi vranësira dhe reshje.

Temperaturat gjatë javës do të variojnë nga -2 deri ne 15 gradë Celsius.”-shprehet Bani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...