Moti i keq përfshin vendin, paralajmërohen shoferët, ja segmentet ku duhet të tregohet kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën, pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin që prej mbrëmjes së djeshme.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ARRSH bën me dije se në zonën e Shkallës së Zezë në Tepelenë ka pasur rënie gurësh që janë pastruar tashmë.

Më tej shkruhet se qarkullimi vazhdon normalisht, por drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës.

Postimi i plotë: “Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ?

?Në zonën e Shkallës se Zezë në Tepelenë ka pasur disa rënie gurësh?, që janë pastruar menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes ?

?Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha rrugët kombëtare ?? grupet e punës janë në gadishmëri për çdo situatë ??‍?

⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë? dhe të respektojnë sinjalistikën ?
#ARRSH #MIE”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...