Topalli zbulon vendimin e saj të prerë për Ramën, Metën dhe Bashën: Kjo gjë nuk do të ndodhë

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është përgjigjur shumë e prerë nëse do të kishte bashkim votash me ndonjë nga partitë e vendit. Ajo tha se s’do të ndodhë asnjë koalicion me Ilir Metën, Edi Ramën apo Lulzim Bashën.

“Lëvizja është kundër tre kryetarëve të korruptuar, votat do të shkojnë tek demokratët por as tek Ilir Meta, as Edi Rama, as Lulzim Basha. Heshtja e shumë njerëzve po përkthehet me votë. Ata kanë një vetëdije politike dhe dinë të mendojnë për familjen e njerëzit,

duhet të lëvizim në dy drejtime e çdo forcë politike që janë kundër tre kryetarëve. Gjatë kësaj periudhë ka një fenomen, politika e mbylljes, e mos hapjes apo e përçarjes, por ne duhet ta ndryshojmë këtë”, tha Topalli Top Talk.

Kujtojmë se partia, e cila do të ketë si akronim gërmat LN, thuhet se u themelua nga Topalli, Adela Kryeziu, Evald Serreqi dhe Najada Selmani dhe një numër anëtarësie prej 5,199 personash. Ndërsa ngjyrat e partisë do të jenë e bardha, bluja dhe portokallia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...