Fillon operacioni “fshesa”, Basha: “Berisha nuk e ka të sigurtë rikandidimin”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket i vendosur për ta çuar përpara projektin e tij për të pastruar partinë nga njerëzit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kur erdhi në krye të PD, Lulzim Basha nis një reformë të thellë, duke përjashtuar dhe larguar nga partia pjesën më të madhe të themeluesve, si dhe zërave kritikë.

Kulmi i përjashtimeve ndodhi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe pas paktit të 17 majit “Rama-Basha” të 3 viteve më parë, ku në mënyrë të beftë kryedemokrati Basha la jashtë shumë figura të spikatura si ish-nënkryetaren e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli apo ish-nënkryetarin e PD, Astrit Patozi.

Por gazeta ka mësuar se Basha ka vendosur të bëjë revolucion edhe më të thellë në radhët e demokratëve, ku pritët të spastrojë listën e kandidatëve për deputet, duke mos kandiduar shumë prej emrave aktualë.

Berisha dhe ish-deputetët luftë të fortë

Sipas informacioneve, mësohet se në prapaskenë po bëhet një luftë shumë e fortë, ku shumë nga ish-deputetët po lëvizin gjithë gurët për të mos ngelur jashtë listës së Partisë Demokratike sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Kështu, mes emrave që po luftojnë fort dhe nuk e kanë ende të sigurtë rikandidimin është ish-kryeministri Berisha.

Ky i fundit nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë sërish deputet në zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë që Basha përmes anëtarit të Komisionit të Përzgjedhje së Kandidaturave në PD, Genc Rulit i ka dërguar disa mesazhe të koduara ish-liderit demokrat se nuk e do më në parti dhe ligjvënës. Madje, Ruli është shprehur qartë dhe me zë se ka ardhur koha që Berisha të pensionohet politikisht.

Mirëpo kjo gjë duket se ka trembur Berishën, i cili po ushtron presion ndaj Bashës që ta kandidojë për deputet. Madje, kjo “luftë” nga Berisha po bëhet në një kohë që Basha ka nisur të piketojë 20 për qind të emrave që do plotësojnë listën e kandidatëve dhe pas faktit që Komisioni i Vlerësimit ka vendosur për 80% të emrave që do të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Nga ana tjetër, përveç Berishës “luftë” të fortë për të siguruar rikandidimin po bëjnë edhe ish-deputetët pranë këtij të fundit, të cilët Komisioni i Vlerësimit i la jashtë listës që kishte tagër për të seleksionuar.

Basha i vendosur për spastrime, ikin njerëzit e Berishës

Megjithatë pavarësisht këtyre zhvillimeve, burime nga selia blu i pohuan gazetës se kryedemokrati Lulzim Basha i vendosur për spastrime në parti dhe “kurban” pritet që të bëhen njerëzit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Basha po përdor Komisionin e Vlerësimit, ku 3 nga 5 anëtarët e Komisionit janë njerëz të Bashës dhe kritikë të Berishës si Genc Ruli, Mark Marku dhe Besnik Mustafaj, për të larguar besnikët e ish-liderit demokrat, sikundër janë disa nga emrat të cilët deri tani janë lënë jashtë listave për kandidatë.

Mes emrave që lideri demokrat ka lënë jashtë dhe që pritet të mos kandidohen, janë Klevis Balliu, i cili është djali i botuesit Fahri Balliu që dihet botërisht që ka lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Po ashtu, mes emrave që njihen si besnikë të Berishës dhe që kanë mbetur jashtë listave për deputetë janë Tritan Shehu, Endri Hasa, Ervin Salianji, Lorenc Luka, Luan Baçi, etj.

Ndërkohë që bie në sy se mes emrave që iu është hapur drita jeshile për të qenë kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, shumica janë njerëz të Bashës, duke filluar nga Ivi Kaso, Orjola Pampuri, Grida Duma, Dhurata Çupi, Enno Bozdo.

Zoti Bozdo dhe zonja Çupi kanë qenë bashkëpunëtorë të kryedemokratit Lulzim Basha gjatë kohës që ky i fundit ka drejtuar Bashkinë e Tiranës. Madje, spastrimi që po ndodhë në PD e tregon qartë edhe fakti se edhe në deklaratë që lëshon çdo ditë PD, shumica e emrave që promovohen janë njerëz pranë Bashës dhe asnjë nga ata të Berishës. Sidoqoftë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...