Për kë e ka fjalën? Shqipja duket se ka gati “të papriturën” e madhe: Pse e puthe pas…

Ndonëse është pezulluar prej javësh nga “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj vijon të jetë konkurrentja më e komentuar dhe kjo jo më kot.

Edhe pse nuk është më pjesë e emisionit ajo s’mund të rrijë pa bërë deklarata të bujshme rreth tij, teksa në intervista të ndryshme ka thënë se do të plasë “bomba” me të palarat e emisionit.

Ajo është shprehur se njerëzit në emision nuk ishin realë dhe theksoi faktin që iu bë padrejtësi, pasi askush nuk e la të sqarohej për veprimet e fjalët e saj.

Shqipja ka treguar se s’ka ndërmend të rikthehet më kurrë në “Për’puthen”, madje duket se nuk i ka dalë ende inati me produksionin.

Madje pak ditë më parë la të kuptohet se do të bëhet bashkë me Arjonin, konkurrent në “Për’puthen”, për të bërë një “gol” dhe për t’i nxjerrë të palarat emisionit.

Ndërkohë pas kësaj ajo bëri lëmsh rrjetin me një foto të publikuar në Instastory ku thoshte se janë Andi me Tean, duke i akuzuar se njiheshin prej vitesh.

Por, e vërteta rezultoi ndryshe. Vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh. Kjo verifikohet nga komenti i Andit që shkruan “Arushi më i madh se Frensi”, duke na zbuluar edhe emrin e vajzës.

Megjithatë, edhe pse golin e parë e bëri në portën e saj, Shqipja nuk dorëzohet. Ajo është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, ku pritet të bëjë deklarata edhe më të bujshme, por s’e dimë sa të vërteta do jenë.

Në një video të publikuar prej Luanës ajo dëgjohet tek thotë: “Pse e puthe atje në parapskenë.” Megjithatë, nuk dihet se kujt po i kërkon llogari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...