Një gazetare që qëndis kapele: Njihuni me Ambrën, vajzën shkodrane me shumë talente

Në Living kemi gjithmonë një dëshirë të madhe për të mbështetur artin, kulturën, muzikën dhe të gjithë të rinjtë shqiptarëm të cilët anagazhohen dhe mundohen të zhvillojnë pasionet e tyre pavarësisht vështirësive.

Prandaj sot do ju prezantojmë me Ambra Hysa, një 25 vjeçare nga Shkodra, e cila ka gërshetuar bukur dijet e saj në botën e financës dhe tregtisë, me dashurinë për të bukurën.

Sikurse e pohon dhe ajo vetë, jeta e saj është një ekuilibër midisa gazetarisë (punë në të cilën është e angazhuar), shkrimit të poezive ( është autore e dy librave) dhe sipërmarrjes së saj të vogël të kapeleve.

Vajzat dhe gratë shkodrane e kanë pasur një marsh më shumë përsa i përket veshjes, tualetit dhe kujdesit për dukjen e jashtme, një tipar që Ambra ka trashëguar sepse për të dukja apo veshja janë një mënyrë e shfaqjes së botës së brendshme, stilit autentik dhe pjesës së personalitetit të njeriut.

“ Të vishesh bukur tregon për cilësinë e jetës, prandaj unë e çmoj shumë. Aksesorët janë pjesë e pandashme e look-ut tim sidomos kapelet apo beretat pa të cilat më është dukur vetja e paplotësuar dhe me të cilat identifikohem” – thotë ajo.

Kapelat kanë qenë gjithmonë një dashuri e saj, një muzë, sikurse frymëzimi që merr nga zonjushat dhe zonjat që në fund mbajnë në duart e tyre një produkt unik që i përket vetëm atyre.

Ambra thotë që gjatë procesit të punës “zhvendoset me sy e mendje në një tjetër epokë, për të dhuruar copëza lumturie. Sigurisht që dekorimin e parë e ka bërë në një nga kapelat e saj, të cilën ajo e ka ende ndonëse nuk i bën më. Një kapele e vogël, me qëndisma në formë luleje nga një anë, e cila pasurohej herë pas here dhe me spila të ndryshme.

Sigurisht që Ambra ka një mbështetje të madhe nga familja e saj, babai që është gjithashtu sipërmarrës dhe partneri që sipas saj është “krahu i djathtë”. Të gjitha kapelat marrin jetë në një punëtori të vogël, ku Ambra kalon pjesën më të madhe të ditës duke krijuar art në forma të ndryshme, të shkruar dhe të prekshëm.

Pjesa më e bukur e bisedës me Ambrën është guximi për të krijuar një sipërmarrje dhe për të besuar në forcat e saj dhe në të ardhmen. Perpos faktit që i “rreh” zemra për kapelat, asaj i rreh zemra dhe për të materializuar ëndrrat e saj, me hapa të vegjël dhe të sigurt, por gjithmonë duke parë përpara.

Një vajzë e re që deklaron që nuk ka frikë nga dështimet, sepse ato janë një mundësi për të ecur përpara me një njohuri më të madhe dhe me një eksperiencë më shumë, për të vazhduar punën me shumë përkushtim e dashuri dhe për të bërë të lumtura shumë zonjusha dhe zonja, jo vetëm mikesha të saj, por dhe personazhe nga bota e spektaklit dhe shumë të dashura për publikun.

/Marre nga Living/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...