Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në Tv Klan ka dhuruar emocione të forta teksa dy konkurrente të tjera janë eliminuar, Jonida dhe Stelina.

Saimiri, protagonist i këtij show nuk u dhuroi trëndafil vajzave teksa u shpreh se dëshiron të mbetet mik me to.

“Më vjen shumë keq. Jeni vajza shumë të mrekullueshme dhe shumë të mira por nuk kam pasur edhe kohë t’ju njoh, por edhe atë ndjeshmërinë e parë. Ju uroj çdo të mirë në jetë, jeni të mrekullueshme dhe shpresoj që të mbetemi miq”, tha Saimiri.

Ndërkohë, Jonida është shprehur se e kishte menduar eliminimin për shkak se Saimiri nuk i kishte dhënë asnjë takim, por ajo thekson se ndihet falenderuese dhe e fituar që arriti deri në natën e tretë.

“Dua ta falenderoj për këtë pjesë sepse e prisja, në momentin që nuk po më jepje asnjë takim dhe ndjesi që do më ftoje. Gjithsesi jam shumë e respektuar ndaj teje në mënyrën që më vlerësove për kaq. Nuk kemi ardhur në jetë për tu pëlqyer të gjithve dhe unë nuk ndjej fare keqardhje për veten sepse fundja unë jam fituese që arrita deri këtu”, ka thënë Jonida.

Kurse Stelina vendosi të tregohet fjalëpak, teksa theksoi se është shumë e lumtur që arriti deri këtu.

“Jam shumë e lumtur që erdha deri këtu. Nuk kam çfarë të them më tepër”, është shprehur Stelina.