Del hapur çifti i parë i “Përputhen? Ana dhe Fationi i japin “duart” njëri-tjetrit, Melisa ndërmerr veprimin e papritur

Edhe pse në fillim të gjithë menduan se ata do të jenë çifti i parë i “Përputhen”, papritur, gjërat mes Ana Lleshit dhe Fatjon Kuqarit ndryshuan.

Në puntatën e djeshme, dyshja la të kuptohej se nuk do të jenë bashkë.

Të premten, dyshja u përball në studio dhe Ana tha se i kishte prerë vetëm një biletë Fatjonit, për vajtje, por jo për kthim.

Nisur nga kjo, Fatjoni vazhdoi “batutën”, duke thënë se biletën e kthimit e pret vetë.

Ndërkohë, në puntatën e djeshme, Ana tha se mes saj dhe Fatjonit gjithçka ka marrë fund dhe nuk harroi të falënderonte Melisa Lleshin, pasi takimet e saj me Kuqarin e bënë 26-vjeçaren të shohë një pjesë tjetër të karakterit të tij.

“Ne flasim si dy fëmijë dhe jo si të rritur, ashtu siç na takon të flasim. Të bëjmë një sqarim të denjë për situatën tonë.

Mendoj që pas atij sqarimi uroj që ta kuptojnë të gjithë ashtu siç unë desha të shprehesha, që ai ka vetëm një biletë vajtjeje dhe s’ka kthim.

Pas shumë e shumë debatesh, dua t’i them Melisës faleminderit që zgjodhi Fatjonin në takim dhe pash një anë tjetër që nuk dua t’i ketë mashkulli im”.

Ndërsa Melisa, pas diskutimeve në studio, dha edhe mendimin e saj në lidhje me mënyrën se si u soll Fatjoni me Anën.

“Tek përballja me Anën doja të shikoja se sa i vendosur është Fatjoni për atë që thotë.

Unë e kam parë vendosmërinë e tij kur thonte që është zbehur me Anën, por unë nuk e pashë këtë zbehje tek përballja e tyre”.

Përplasja e Anës me Melisën javën e kaluar duket se ka zbehur edhe marrëdhënien mes tyre dhe tashmë kanë vendosur mos të kenë asnjë komunikim.

“Unë nuk dua të kem asnjë kontakt me Anën, prandaj vendosa që ta hiqja nga followers-at e mi në rrjete sociale.

Mënyra se si ajo më është drejtuar atë ditë nuk më pëlqeu. Nuk e vlerësoj mendimin e saj, momentin kur ma tha dhe mënyrën se si ma tha”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...