Saimiri hapet me vajzën shkodrane Xhesin, rrëfen për lidhjen 4-vjeçare që ka pasur me një gjermane

Ka nisur tashmë nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri ka zhvilluar disa takime gjatë javës me vajzat.

Ashtu siç bëri me dije në natën e dytë, 33-vjeçari i ka takuar të gjitha konkurrentet në një qendër SPA, ku kanë zhvilluar lojëra uji.

Por veç takimit në grup, Saimiri rezervoi një takim të gjatë privat me Xhesin, për të cilën shprehu interes për ta njohur më shumë.

Duke qenë se 26-vjeçarja i është dukur tip i ftohtë dhe pak e tërhequr, ai ka vendosur të krijojë një ambient të ngrohtë për të.

Veç bisedave të tjera, teksa Xhesi e ka pyetur se përse ka zgjedhur ta kërkojë dashurinë në Shqipëri, Saimiri ka rrëfyer për një lidhje të gjatë që ka pasur në të shkuarën me një vajzë gjermane.

Xhesi: Po dridhem, më ka kapur një emocion i paparë. Ndjej ca flutura në stomak. Pash që kaloi kalimthi dhe mu duk sikur ishte hera e parë që po e shihja.

Saimiri: Xhesi është një vajzë shumë interesante mendoj, vetëm se është pak e tërhequr dhe mendoj se ka shumë për të thënë. Më duket pak tip i ftohtë por mendoj se do t’i jap sot ngrohtësinë time që të ndihet më mirë. Ndoshta do kem sot puthjen e vërtetë me Xhesin.

Xhesi mirëseerdhe! Qenke bërë shumë e mirë sot. Gëzuar për dashurinë!

Xhesi: Faleminderit! Gëzuar!

Saimiri: Kam harruar fare të të pyes për hallën

Xhesi: Deri tani është shumë mirë, më tha që të jem pak më e afruar se dukem çik e tërhequr dhe mund të dukem natyrë e ftohtë, por nuk jam e tillë.

Saimiri: Unë nuk jam nga ata që vlerësoj kush më puth e para ose kush bën më shumë zhurmë që të bie në sy.

Xhesi: Ti si e ke përjetuar këtë eksperiencë?

Saimiri: Është shumë vështirë para kameras, para publikut që të tregosh emocionet tamam siç ndihesh, është shumë vështirë. Çfarë bën Xhesi në jetën e përditshme, si kalon?

Xhesi: Unë jetoj këtu në Tiranë, jetoj vetëm. Mamin dhe babin i kam nga Shkodra. Pse vendose ta kërkosh dashurinë tek një vajzë shqiptare?

Saimiri: Unë kam pasur një lidhje të gjatë, katër vjet me një vajzë gjermane. Kur kalon 4 vite me një përson normal që e do dhe do kesh ndjenja për të. Nuk të shoh dot kështu, po të jap këtë xhaketën time.

Xhesi: Kjo xhaketa mban një erë shumë të mirë, u ndjeva shumë mirë, shumë ngrohtë. Jo vetëm nga ana fizike. Çfarë përdor si parfum?

Saimiri: Është një parfum francez që e preferoj.

Xhesi: Unë kam marrë një dhuratë të vogël për ty, një dhuratë simbolike. Është një simbol. Edhe unë dua të jem pak si engjëll për ty në këtë rrugëtim edhe më pas. Sido që të shkojnë punët mes nesh. Si të funksionojë si jo, do kesh gjithmonë bekimet e mia. Uroj që të zgjedhësh në fund të këtij rrugëtimi atë që është më e mira për ty.

Saimiri: Në qoftë se je ti engjëlli im, mendoj se çdo gjë do shkojë mirë. Po familja si e ka parë deri tani këtë program, apo vendimin tënd?

Xhesi: Mami dhe babi e kanë pasur pak të vështirë ta pranojnë, jo për gjënë në vetvete se sa për pjesën e opinionit. Me mamin kam folur këto kohë, e ka pranuar. Kurse babi e kam pak me të vështirë, me atë mentalitetin e burrit shqiptar.

Saimiri: Prindërit e tu duhet të jenë krenar për ty pasi je vajzë e mirë, inteligjente. Pas këtij programi mendoj se shumë njerëz do mendojnë ndryshe. Unë kam vetë një motër dhe s’do doja që një njeri të tallet me të.

Xhesi: Unë jam një romantike e përjetshme, kur e pashë se çfarë do bëhej, thashë një mundësi për të qenë edhe vetë në një histori kaq të bukur që nuk e kam gjetur dot në jetën e vërtetë.

Saimiri: Nuk ke pasur asnjëherë një histori dashurie?

Xhesi: Kam pasur. Historia e fundit nuk ka edhe aq shumë që ka përfunduar. Mbaroi si pasojë e një tradhëtie nga ana e personit tjetër.

Në fund të takimit, ato janë përqafuar dhe Saimiri e ka shoqëruar për në shtëpi/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...