Videoklipet me dron dhe regji/ Aspirantët për deputetë në PS duhet të investojnë për imazhin

Videoklipet me dron dhe regjitë janë mënyra e vetme që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur për të treguar punët apo projektet që ka bërë qeveria.

 

Një filmim, i përgatitur me mjeshtëri dhe që hera herës “shitet” edhe si transmetim live dhe jo pak herë audienca që e sheh arrin të manipulohet.

 

Një video me dron, muzikë në sfond dhe një fjalim i shkurtër janë 3 karakteristikat bazë për të nxjerrë në pah një produksion të arrirë. Partia Socialiste ka nisur fushatën zgjedhore me sloganin “Deputeti që duam”, ku fton të gjithë të apasionuarit pas politikës për tu bërë pjesë e familjes së tyre.

 

Por kandidatët nuk do ta kenë të lehtë të bindin kryeministrin Edi Rama, sepse ai nuk mjaftohet vetëm t’i flasësh apo t’i shkruash dhe këtë gjë e dimë më së miri ata që punojnë me të, ata që janë afër në parti, por edhe ata që duan të jenë edhe më afër liderit.

 

Ndaj për t’iu përgjigjur ftesës së Ramës për t’i dërguar një video që ai t’i kandidojë për deputetë, aspirantët e dinë mjaft mirë se kjo nuk është një punë e lehtë, ndaj ata kanë përveshur gjithë seriozitet mëngët, por edhe kanë shkundur pak xhepat për të realizuar një video sa më të arirë, njësoj si ajo e liderit socialist Edi Rama. “ABC News” ka përgatitur një video, të disa prej aspiratëve për deputetë.

Në një video-prezantim, aspiratët për deputetë e kanë të qartë atë se çfarë u kërkohet, ndaj nuk e kanë zhgënjyer liderin e partisë, por e kanë joshur me videoklipe dhe regji të realizuar më së miri.

 

Propaganda dhe përgatitja e skenarëve është gjithçka ajo që kjo qeveria ka zgjedhur të përdorë gjatë këtyre viteve dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe aspirantët e rinj, në mënyrë që të pranohen për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Ndonëse për ndryshimin e vendin do të duhen forca të reja, të arsimuara dhe të pandikuara nga politika, duke se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Zbatimi i urdhrave nga lideri i partisë nuk është ajo se çfarë i duhet vendit. Propaganda nuk duhet të jetë pjesë e përditshme e kësaj shoqërie dhe të rinjtë nuk po arrijnë që të ndahen dot prej petkut të partisë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...