Vajza shkodrane rrëfen ‘sikletin’ me Saimirin: “Mendoja se ishte një lloj penalizimi”

Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të forta teksa dy konkurrente u eliminuan dhe dy të tjera u ftuan në një takim me protagonistin, Saimirin.

Një nga vajzat e zgjedhur të tij për një takim të gjatë ka qenë edhe bukuroshja nga Shkodra, Xhesi.

Në një intervistë për programin Daily Love Story, Xhesi ka treguar se e kishte pak me siklet pjesën e eliminimit pasi druhej nga fakti që nuk kishte patur kontakte më të.

“Jam shumë e lumtur dhe shumë e lehtësuar. Shpresoj të jetë edhe një lloj shenje që edhe pëlqimi të jetë i njëjtë. Kam qenë gjithë kohës në siklet sepse ngaqë nuk pata kohë të kaloj me Saimirin mendoja se ishte një lloj penalizimi dhe e doja këtë mundësi nga Saimiri që të kalonim pak kohë bashkë dhe jam shumë e lumtur që e mora sonte”, ka thënë Xhesi.

Më tej ajo ka dhënë edhe mendimin e saj si e përfytyron takim me 33-vjeçarin, teksa ka thkesuar se nuk i pëlqen të planifikojë kur bëhet fjalë për çështet e ndjenjave.

“Nuk më pëlqen t’i bëj këto gjëra me planifikim dhe llogari, sidomos çështjet e zemrës. Është në varësi si do ndihem me Saimirin, do shohim ça do marrim dhe ça do japim nga njëri-tjetri.

Dua që ai të njohë Xhesin e vërtetë, se mund t’i jem dukur e ndrojtur, e ngurtë sepse edhe ma ka vënë pak në dukje. Dhe dua t’i tregoj që kam më tepër se kjo pamja e vajzës serioze, vajzës së matur”, ka thënë Xhesi.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...