Rrëfimi i Anës emocionon Fatjonin/ Përqafim që nënkupton paqe…

Kemi parë shpesh që Ana të emocionohet nga histori, dinamika, rrëfime që ndodhin në studio. Ajo shpesh është stepur kur është pyetur në lidhje me të shkuarën e saj, duke thënë se do të zbulojë gjithçka kur të jetë momenti i duhur.

 

Këtë puntatë, ajo nisi të flasë për fëmijërinë e saj, një fëmijëri që ka kaluar me shumë sfida dhe peripeci. Bukuroshja theksoi se që në moshë fare të vogël ka nisur të punojë, duke përmendur si punën e saj tregtimin e lakrave në tregjet lokale.

 

Ajo shtoi se nuk e kishte aspak problem të trokiste nëpër dyert e shtëpive dhe t’i kërkonte punë si pastruese, duke deklaruar me krenari se është krenare për gjithçka ka bërë. Pas këtij rrëfimi prekës, konkurrentët nisën të ngushëllonin 24-vjeçaren me duartrokitje të ngrohta, por një person i veçantë për të, dhuroi diçka më tepër.

 

Fatjoni, një djalë që Ana e vlerëson shumë, përpos të gjitha keqkuptimeve të kohëve të fundit, u ngrit dhe nisi të përqafonte bukuroshen, duke nënkuptuar se problemet mes tyre mund të rregullohen së shpejti. A do të rishohim Anën dhe Fatjonin përsëri në një takim romantik?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...