Disa përdorues të mediave sociale gabimisht menduan se Madonna kishte vdekur, kur në fakt ishte ylli i futbollit Diego Maradona, i cili ka ndërruar jetë. 60-vjeçari vdiq nga një sulm në zemër, pasi ishte nënshtruar një operacioni në tru në fillim të këtij muaji.

Twitteri u ndez shumë shpejt me mesazhe ngushëlluese për këngëtaren nga fansat, të cilet lexuan keq emrin e 60-vjeçarit argjentinas. Madonna, nga ana e saj, nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve të ekzagjeruara për “vdekjen” e saj.

Kohët e fundit, Madonna u shfaq në remixin “Levitating” të Dua Lipës, së bashku me Missy Elliott dhe The Blessed Madonna.