‘Tani do më njohin kush jam’, shp ërtheu në lot kur e ele minoi Saimiri nga emisioni, Kleas nuk i del e keqja

Dy nga 18 konkurrentet e “Love Story” nuk morën trëndafil nga Saimiri mbrëmjen e djeshme, duke përfunduar kështu rrugëtimin në këtë reality show. Njëra prej vajzave ishte Klea, e cila nuk mundi t’i mbante emocionet dhe shpërtheu në lot pas vendimit të Saimirit.

Pas daljes nga spektakli, Kleas nuk i ka dalë e keqja dhe me disa postime në Instastory deklaron se nuk do ndalet dhe tani do e njohin vërtetë se kush është.

Ish-konkurrentja shprehet gjithashtu se ajo nuk qau për Saimirin, por për vendimin, sipas saj të padrejtë.

“S’di pse e ndjeva si detyrë t’iu jap një përgjigje të gjithëve në këtë story meqënëse me mesazhe për momentin nuk mundem të kthej. Në rradhë të parëfaleminderit nga zemra të gjithë njerëzve për mbëshetjen, kurajon e çdo fjalë të mirë. Unë nuk qava për djalin, qava për momentet e padrejta që të sjell jeta, por kur je njeri i drejtpërdrejtë dhe i thua gjërat siç janë, kështu është!

Njerëzit e mëdhenj guxojnë në jetë, jeta është ulje ngritje dhe pas çdo gjëje të keqe ndodh një gjë e mirë. Shpirtin e madh e mendjen e ndritur do ma njihni shumë shpejt. Prisni surpriza!

Njerëzit e mirë sa herë i sprovon Zoti dhe gjithmonë pas shiut del diell! Kush më njeh e di mirë se kush jam ndërsa kush jo marrin vendime të shpejta. Tani do më njohin më mirë se kurrë e do ta kuptojnë që unë nuk ndalem sepse femrat me karakter guxojnë e kurrë nuk ndalojnë!”, shkruan Klea.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...