Saimiri i ftoi të dyja në takim, binjaket: S’kemi ardhur të shkojmë në shtrat të dyja me ty

Saimiri, protagonisti i spektaklit “Love Story” në TV Klan, pas mëngjesit në vilën e tij me të gjitha konkurrentet, vendosi që të ftojë në takim motrat binjake dhe Vivien.

Duke qenë se Albana dhe Silvana kanë të njëjtën pamje, 33-vjeçari vendosi t’i takojë ato të dyja njëherësh, por në një mabient të ndarë me një murë, ku të dëgjonte vetëm zërin e tyre.

Sipas saimirit, kjo është një mënyrë e mirë për të zbuluar karakterin e dy motrave dhe për të kuptuar se cila i pëlqen më shumë.

“Në takimin me Albanën dhe Silvanën e kam shumë të vështir sepse janë dy motra, aq më tepër që janë dhe binjake. Pothuajse kanë të njëjtën aparencë. Kam zgjedhur që këtë takim ta bëjëm një “blind date”, një takim të fshehur, që të na ndajë një mur dhe unë nëpërmjet zërit t’ju bëj disa pyetje vajzave dhe në fund të takimit të shoh se cila prej të dyjave më tërheq më shumë’, shprehet Saimiri.

Nga ana tjetër, njëra nga binjaket thekson se do të preferonte një takim ballë për ballë pasi I pëlqen komunikimi i syve.

“Përshëndetje Saimir, më vjen shumë keq që po ndahemi nga një mur. Do doja që të shiheshim në sy në këto momente sepse më pëlqen shumë komunikimi i syve.

Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë asgjë të ekzagjeruar, asnjë degradim asnjë puthje asnjë afrim sepse fundja jemi motra, jemi binjake. Jemi të lidhura jashtëzakonisht shumë dhe me siguri nuk do vijmë këtu të ndajmë të njëjtin mashkull. Mashkulli do të njihet, në qoftë se zemra nuk komandohet, nëse mua zemra ma bën trak siç thuhet në itali, unë do të vendos të rri këtu dhe ta zgjas unë atë rrugë”, thotë Albana.

Ndërkohë, motra tjetër ka përforcuar atë që ka thënë Albana, duke theksuar se fakti që ato kanë ardhur të dyja për një djalë, nuk do të thotë se do të shkojnë të dyja në shtrat me të.

“Kemi parë shumë shpejt reagimin e njerëzve pasi mbaruam spektaklin, nuk e prisnim. E mora si një gjë negative, fakti që kemi ardhur ne të dyja, motra binjake. Nuk kemi ardhur këtu që të frekuentojmë të dyja, që të shkojmë në shtrat të dyja me ty, shprehet binjakja tjetër, Silvana.

Ndërkohë, Saimiri u është drejtuar dy motrave me të njëjtat pyetje, për të bërë dallimet mes tyre dhe për të kuptuar se cila do t’i pëlqejë më shumë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...