Mjekët thanë se do të jetonte vetëm disa minuta, historia e pabesueshme e vogëlushes

Një fëmijë që nuk pritej të jetonte më shumë se disa minuta ka sfiduar të gjitha shanset dhe ka arritur të festojë ditëlindjen e parë me familjen.

Leona-Gace u diagnostikua me spina bifida, një gjendje e rrallë për fëmijët ndërkohë që ishte në fetus. Shpina dhe shtylla kurrizore nuk i zhvillohet siç duhet.

Kjo gjë i la prindërit Stephen dhe Samantha që të vendosnin nëse donin të vazhdonin apo jo me shtatzëninë. 29-vjeçarja kërkoi për këtë gjendje të rëndë dhe zbuloi se kishte vetëm një fëmijë që i kishte mbijetuar. Ata vendosën ta lindnin fëmijën.

Një vit më vonë, Leona-Grace festoi ditëlindjen e parë në një moment që askush nuk e priste. Samantha është shprehur se po shijon çdo moment me vajzën e saj pavarësisht se e di të vërtetën e hidhur që mund ta humbasë nga çasti në çast. Vajza e saj ka lindur me një sërë problemesh të tjera.

“Është një shqetësim i vazhdueshëm. Mund të ndodhë shumë shpejt dhe ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë”, është shprehur ajo për mediat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...