Stuhi e madhe në Itali/ U thuhet banorëve mos dalin jashtë: Po me Shqipërinë do ndodhë gjë…

Komuna e Krotonës (Crotone) në Itali ka dhënë alarmin në mediat sociale për shkak të një të ashtuquajture “bombë e motit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike me reshje të dendura të pasuara nga vërshime të befta uji.

Këto të fundit i kanë zënë njerëzit në befasi. Gjysma e qytetit është mbuluar nga një metër ujë, thotë shtypi vendas dhe situata në orët në vazhdim duket se do të vijë duke u përkeqësuar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi “për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar operacionet e mjeteve të transportit”.

Për Kalabrinë u dha alarmi i kuq nga Mbrojtja Civile, pikërisht me qëllimin të kërkohet kujdes maksimal pas reshjeve të rrëmbyera të shiut.

Problemi, thonë ekspertët është se jemi vetëm në fillimin e këtij përkeqësimi të motit, i cili pritet të zgjasë me shumë intensitet deri pasditen e së dielës.

Situata për orët e ardhshme me shumë gjasë do të mbetet serioze, Krotona për momentin është paralizuar nga shirat, teksa cikloni, i cili është mëse i dukshëm nga sateliti, do të lëvizë shumë ngadalë drejt jugut

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...