Papa i bën “like” fotos së modeles super joshëse në Instagram, Vatikani nis hetimet

Vatikani thuhet që të ketë nisur një hetim pasi “Papa” i bëri “like” në Instagram fotos së një modeleje që kishte pozuar në një mënyrë pikante.

Në fakt bëhet fjalë për një “like” nga llogaria zyrtare e Atit të Shenjtë në Instagram, të cilën nuk dihet se kush e ka bërë.

Natalia Garibotto ndau në Instagram një foto të sajën duke futur libra në një dollap shkolle, e veshur në mënyrë provokuese.

Më vonë, më 13 nëntor, faqja zyrtare në Instagram @franciscus, e pëlqeu këtë foto, edhe pse u bë “unlike” një ditë më vonë pasi Agjencia Katolike e Lajmeve raportoi “ngjarjen” dhe kërkoi një reagim.

Një zëdhënës i zyrës së shtypit të Vatikanit tha se zyrtarët po shikojnë se si është dhënë kjo “like” dhe si ndodhi, edhe pse besojnë që nuk u bë nga ekipi që drejton llogarinë, raportoi The Guardian.

“Ne mund të përjashtojmë që pëlqimi mund të jetë bërë nga Selia e Shenjtë dhe i jemi drejtuar Instagramit për shpjegime,” u shpreh zëdhënësi për mediat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...