Bes Kallaku 35 vjeç/ Feston me miqtë dhe Presidentin Meta

Ditën e djeshme, humoristi dhe personazhi i dashur për publikun, Bes Kallaku, ka mbushur plotë 35 vjeç.

Në këtë ditë të shënuar për të, aktori Kallaku ka festuar me miqtë dhe të afërmit e tij te ferma ‘Uka’, sëbashku edhe me presidentin Ilir Meta.

‘Në këto 35 vite jetë, për gjithcka të arritur dhe gjithcka që më është dhënë, falenderimi i takon vetëm Zotit’, shkruan Kallaku në Facebook.

Postimi i plotë i Bes Kallakut:

Ne keto 35 vite jete.

Për gjithcka të arritur dhe gjithcka që më është dhënë, falenderimi i takon vetëm Zotit.

Për dhuratën më të shenjtë që mu dha, të japësh buzëqeshje.

Në krejt etapat e jetës, në ç’do foto ka një histori. Ç’do histori ka lotët dhe të qeshurat e saj, gëzimet, sakrificat dhe sukseset.

Atij që do ti jepet, atij edhe do ti kërkohet llogari më shumë, thotë Zoti. Në të gjitha stuhitë e kaluara apo edhe në ata që do vijnë, mos harroni se Ai ka kontrollin e gjithçkaje.

Flm per çdo njeri që ka qëne pjesë e imja krejt keto 35 vite.

Flm secilit që ka vene edhe nje copës guri ne gjithçka te ndertuar me mund deri sot!

Flm prinderve, motres, Ijes, dashurisë së jetës Xhensilës dhe lumturisë së jetës, Ajkës për besimin që kanë në mua.

Flm Bubqit, krejt bashkfshatareve te mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen.

Në fund te ditës kupton se lumturia e vërtetë është ne të voglat gjëra. Kjo kohë e tanishme na e ka vërtetuar më së miri se sa e rendesishme është jeta dhe shëndeti i atyre rreth teje, familjes, prindërve dhe gjyshërve! Lumturia ime varet nga secili prej jush. Bekuar qofshi të gjithë që më ndiqni, ju dhe familjet tuaja miq!

Perulesisht, Bes Kallaku.

Zoti ju rujt! Faleminderit per çdo urim!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...