Albana Osmani sqaron për herë të parë deklaratën ndaj Arbanës: Luana preu pjesët e emisionit

Prej disa ditësh në rrjet është bërë virale një deklaratë e Albana Osmanit, e cila u shpreh se nuk ka pasur kurrë miqësi me moderatoren Arbana Osmani, pavarësisht se arsyen nuk e ka kuptuar asnjëherë.

E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ajo ka shpjeguar të gjithë këtë, duke theksuar se i qendron asaj çfarë ka thënë, por në kuadër të humorit.

Gjithashtu, Albana ka thënë se shumë pjesë nga emisioni i Luana Vjollcës janë prerë, madje edhe një moment nga kjo deklaratë.

“Ajo që thash që është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thash që programi më i mirë, që mungon është ai imi, pastaj shtova që po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë.

Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe është Opinioni i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka”, u shpreh moderatorja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...