Ruçi: Jemi krenar që kemi lider Edi Ramën, nuk ka konkurrent

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur me superlativa për kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij gjatë një takimi me të rinjtë socialistë në Fier.

 

Ruçi tha se Rama është lider me shumë virtyte që ka vizion, ambicie dhe energji me shumë se kushdo tjetër dhe nuk ka asnjë konkurrent në këtë drejtim. Ai i bëri thirrje të rinjve të bëhen pjesë e PS-së.

 

“Jemi krenar që kemi lider Edi Ramën. Liderët mund të kenë shumë virtyte por duhet të kenë vizion ambicie dhe energji. Këto tre cilësi që duhet të ketë konkurrent tjetër, është Edi Rama i pari janë shumë vende bosh dhe pastaj mund të gjejmë se kush mund ta konkurrojë.

 

Është një risi e re që veç vlerësimit që ju duhet të bëni për deputetët aktualë duhet të aplikoni secili që ka ambicie për të qenë kandidat i PS. Kur fola për vlerësimin e deputetëve aktualë dhe aplikimin për këdo të ri, anëtar apo jo të partisë të aplikojë për deputetin që duam.

 

Midis nesh sot janë disa prej tyre dhe ka ditë boll për shumë aplikime të reja. Strukturat e PS t’i konsiderojmë në listat përfundimtare në betejën elektorale të 2021″, tha Ruçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...