Deklarata e fortë e Topallit: Për të mbrojtur një votë kemi pasë kallashin te koka

Ish-kryetarja e Kuvendit, aktualisht drejtuese e ‘Lëvizjes për ndryshim’, Jozefina Topalli akuzon sërish opozitën e sotme e drejtuar nga kreu i PD, Lulzim Basha për pazare me kryeministrin Edi Rama.

 

E ftuar në ‘open’, Topalli thotë se nga pazaret me Bashën sot Rama është në pushtet me një mandat të dytë dhe rrezikon edhe një mandat të tretë.

 

“Partia ime erdhi si një betejë kundër kryeministrit me një opozitë që ka bërë pazare. Arsyeja që unë angazhohem duke dalë nga komoditeti që kisha në këtë periudhë të vështirë se kisha besimin se udhëheqja e sotme rrezikon edhe një mandat të tretë nga këto pazare. E kam të bazuar në fakte, ngjarje. Ju ngre disa pyetje, kush ka përfituar nga çadra, opozita apo Rama?

 

Prej saj mori mandatin e dytë PS. Nëse s’do ishte bërë pazari i 17 majit sot nuk do ishte kryeministër.

 

 

Kush përfitoi nga djegia e mandateve? Përfitimi i parë është ndryshimi kushtetues.

 

Kush përfitoi nga dhurimi i bashkive? Sot opozita është kthyer në forcë politike që s’ka mandat e këshill bashkiake. Ne bënim betejë edhe për një votë, e jo më për një bashki. Kemi pas kallashin te koka për ti dalë zot votës.

 

Sot hyn në zgjedhje pa asnjë bashki. Kush përfitoi nga reforma në drejtësi, apo reformën zgjedhore”, tha Topalli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...