Zogu i Tiranës: Më mungojnë shokët, ja çfare me thonin

Një nga personazhet më të komentuar, Hermes Nikaj ose siç i thërrasin ndryshe “Zogu i Tiranës”, prej 6 muajsh po qëndron në arr est shtëpie me shpresën e mbylljes së çështjes pas arr estimit në flagrancë 1 vit më parë, me akuzën për shfrytëzim prost itucioni.

Në një intervistë për gazetaren Klotilda Harka për “Panorama plus”, Hermesi rrëfen si po i kalon këto ditë, bisedat virtualisht, miqtë e njohur që e mbështetën apo ata që i kthyen shpinën në këto ditë të vështira dhe planin për t’u rikthyer në ekran.

“Prej gjashtë muajsh unë ndodhem në arr est shtëpie, pa të drejtën për të dalë e punuar. I jam përshtatur realitetit të ri, edhe pse me pak vështirësi. Jeta ime ka ndryshuar shumë, pasi ndihem i ndrydhur e i kushtëzuar.

Masa e dëni mit “Ar rest shtëpie” është një masë ekstreme, jo e lehtë, dhe e papërshtatshme për mua. Por pastaj e marr me sportivitet, dhe mendoj se kështu është e gjithë bota në këtë periudhë pandemie. Të thyej ligjin?

Jo, mos e dhëntë Zoti, kurrë! Momentalisht jam “single” e gjithçka po shkon mirë. Në fakt, nuk është çasti i duhur për dashuri! Unë jam në kontakt çdo ditë me njerëz, sigurisht me anë të rrjeteve sociale apo vizitave në shtëpi. Shkëmbej mesazhe dhe sidomos mesazhet suportuese më motivojnë shumë! Njerëzit që më duan janë të shumtë dhe ndihem shumë mirë për këtë fakt!

Fundja, këtë qëllim i kam vënë vetes: që në televizion të dhuroj pozitivitet!”, shprehet Hermes. I pyetur nëse i mungojnë shokët e b urgut, gazetari përgjigjet: “Jam pritur dhe trajtuar shumë mirë. E kanë kuptuar situatën time dhe më kanë mbështetur, e madje më thonin që “ti nuk je për këtu”.

I mbaj mend dhe i falenderoj për kurajon! U uroj lirim të shpejtë të gjithë atyre që kanë kaluar të njëjtën situatë si unë! Gjithashtu, shpreh edhe falënderimet e mia për stafin e parabur gimit “Jordan Misja”!”

Hermesi u shpreh se po mendon të shkruajë një libër të dytë dhe mezi po pret të mbarojë arre stin në shtëpi që të dalë e të festojë me miqtë.

Dhe sa i përket miqve, Hermesi thotë: “Shumë personazhe publike më kanë dalë në mbrojtje publikisht. Por edhe shumë të tjerë në fakt, të cilët më kanë mbështetur edhe në izolim, por i kanë qëndruar pranë edhe familjes sime. Sa për ata që nuk më mbështetën, nuk e meritojnë t’u jap vëmendje duke u përmendur emrat!

Ata veten treguan, maskat që përdorin për të fshehur llumin, nga i cili vijnë dhe janë të përlyer. Unë jam po i njëjti “Zogu i Tiranës”, gazetari më i vërtetë dhe pozitiv i mediave shqiptare.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...