Kryemadhi ngatërron vitin e zgjedhjeve, çfarë shkroi në gjobën për mosvendosjen e maskës

“Do t’ia çjerrim maskën Ramës me 25 prill 2020.” Kjo ishte ajo që shkroi Monika Kryemadhi në fletën e gjobës që mori sot në qytetin e Durrësit, edhe pse 25 prilli i këtij viti ka kaluar tashmë.

Kryetarja e LSI ndodhej në qytetin bregdetar paraditen e së enjtes , në një takim me banorët që janë prekur nga tërmeti. Por, duke qenë se nuk ishte duke mbajtur maskë, Kryemadhi ka pasur edhe një përplasje me policinë që i kërkonte ta vendoste.

Duke qenë se kryetarja e LSI nuk u bind, policia i vendosi gjobën e parashikuar nga Akti Normativ, prej 3000 lekësh.

Në videon e transmetuar “live”, Monika Kryemadhi duket teksa firmos gjobën ndërsa shkroi “dedikimin” për kryeministrin.

Kjo nuk është hera që Kryemadhi gjobitet për mosvendosje të maskës. Ajo u gjobit edhe gjatë një takimi, në të cilin ka qenë e shoqëruar me ish-deputeten Floida Kërpaçi, ku janë filmuar nga efektivët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...