Vetëm që të dukej si Jennifer Lopez për disa orë, Luana paska shpenzuar sa qimet e kokës!

Ditën e djeshme moderatorja Luana Vjollca i surprizoi të gjithëve duke u shfaqur në Instagram me një look si të Jennifer Lopez, pamje me të cilën do e shohim gjatë mbrëmjes.

Ajo zgjodhi pikërisht fustanin që diva JLo veshi për një ndër daljet e saj më të komentuara të vitit që lamë pas, në pasarelën e firmës më të njohur në botë Versace.

Mirëpo, nëse nuk e dini, Luana ka shpenzuar sa qimet e kokës vetëm për tu dukur si super ylli botëror. Një fustan kaq mbreslënës ka një çmim po aq marramendës.

Ka qenë faqja e njohur e Instagramit, shqip.closet që ka zbuluar se moderatorja më e komentuar e ekraneve shqiptare ka shpenzuar plot 10, 650 euro.

Vetë moderatorja kishte ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve të saj, në përpjekje për ti ngjatë sa më shumë J-Lo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00...

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...