Shqiptari porosit tek KFC Albania, skandalizohet kur sheh ushqimin: Këta po tallen me mua?!

Firmat e mëdha në Shqipëri që kanë marrë emrin e Fast Food-eve me famë botërore, ato që shesin produktet më të shtrenjta e që supozohet që i kanë më cilësore këtu, ku presupozohet se nuk përdorin vajin e një jave për të skuqur patatet, kanë shpenzuar fare pak për marketingun sepse vetvetiu emri i huaj u ngre figurën.

Por pyetja që bie është: A është e njëjta cilësi e produkteve ushqimore që këto firma përfaqësuese të brandeve botërore, na ofrojnë, ne klientëve të thjeshtë që nisemi nga emri i famshëm, a na shitet i njëjti produkt këtu me atë cilësi si edhe jashtë?

Përgjigjen, fare thjesht e ka dëshmuar me fakte një qytetar shqiptar që ka denoncuar në mënyrë krahasimore produktet ushqimore që marketojnë këto firma shqiptare, përkatësisht KFC dhe ato që i ofrohen klientëve.

Ai shkruan se produktet ushqimore që kompania nxjerr online dhe në katalogët menu për reklamim as nuk i afrohen realitetit. Sipas denoncuesit, ai ka bërë porosi tek dyqani i nisur nga katalogu i paraqitur të një produkti (produkti në foto) dhe shërbimi i marrë nga dyqani sëbashku me produktin ishte shumë ndryshe dhe linte për të dëshiruar.

Djali thotë:

Pershendetje joq. Figura që shikojm tek menuja e KFC Vlorë dhe pasi bëjm porosin shikoni shërbimin që marrim. Faleminderit. Kam shkuar tek pika KFC në vlor në zonën e Skelës , bëra porosin te banaku bëra pagesën dhe e mora ushqimin të paketuar dhe ika. Kur e hapa në shtëpi ngela i shtangur! Ua dërgova më shum si material se ësht e padrejt. Të tjera figura çojn në reklam dhe tjetër gjë të servirin. Edhe tek menuja në mur që kan vajzat mbi kokë tek banaku e njëjta figur ishte.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...