Gruaja thotë se u bë gazi i botës, Eni Çobani i kthehet ashpër: Ju e dini problemin dhe…(Video)

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy motra të cilat kanë probleme me pronësinë e shtëpisë që babai i tyre ia ka lënë trashëgimi të dyjave.

Njëra nga motrat e quajtura Yllka është e nervozuar që motra e saj e ka thirrur tek “Shihemi në Gjyq” dhe i thotë asaj që po bëhen gazi i botës.

Kimetja: Nuk e kam aspak të lehtë, por më ka detyruar motra dhe rrethanat që kam ardhur këtu.

Yllka: Duhet ta kishim zgjedhur në mënyrë private, unë kam ardhur nga Italia dhe nuk e dija që ti do më sillje tek Zonja Eni të bëheshim gazi i botës.

Eni Çobani: Zonja Yllka nëse ju pretendoni ta zgjidhni privatisht, besoj se duhet ta kishit diskutuar me Kimeten apo jo? Ju e dini problemin dhe nuk ka nevojë të vini epitete “gazi i botës” apo gazi i kujt. Tani trajtoni problemin, ta dëgjojmë se si është dhe nëse ju mendoni që të jepni një zgjidhje do bëni mirë, në të kundërt jeni prap e nderuar dhe e respektuar. Kimetja ka të drejtën e saj.

Kimetja: Para se të vdiste babai më ka dhënë një pjesë të shtëpisë, por u bë 8 vite që atë tapi unë nuk e kam marrë. Unë jetoj vetëm, djali është martuar dhe ka ikur në Itali me bashkëshorten dhe fëmijët dhe jam fare vetëm dhe nuk kam shtëpi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...