E pyetën a ke pasur lidhje dashurie ti me Behar Merën/ Rita Lati i tregon një më një

Për dy aktorët e humorit Rita Lati dhe Behar Mera gjithmonë kanë qarkulluar zëra se mes tyre ka pasur një lidhje dashurie.

Ndoshta kjo për shkak të miqësisë së tyre dhe pjesëve të shumta të humorit të cilat kanë mbetur gjatë në kujtesën e shqiptarët.

Por gjatë një interviste për emisionin “Why Not” nga Roza Lati, aktorja tregoi se Beharin e konsideron vëlla dhe për familjen e tij ka respekt të madh.

“Behar Mera dhe Cekja janë artistë të mëdhenj. Behari është shok, ne nga Vlora themi vëllai që ka familje të mrekullueshme.

Është bërë gjysh nga të dyja, dhe Iva dhe Edra. Jam shumë e lumtur për atë familje që më ka mbështetur, për Besën, zonjën e Beharit. Falë saj ka funksionuar dyshja jonë. Kemi qenë në La Spezia në Itali dhe Besa vinte shpesh me ne në koncerte, ashtu sic unë merrja shokun tim.

Ishin të hapura gjërat mes nesh, përtej njerëzve që na shihnin. Shoku im, dobësi të madhe ka Beharin. Nejse, këto janë gjëra mes nesh. Na presin ata të shoqatës, ne artistët. Mbrapa ishte Besa, gruaja e Beharit. Ua Rita, ua Behari! Aman çfarë çifti jeni, sa të mirë jeni, ziheni ndonjëherë?

Unë i them Besa është gruaja e Beharit. Ata ua sa të mirë, vd eksha, sa fëmijë keni? E zeza. Ai shoku im ma bënte që mos e caj kokën. Besa qeshte, mos u shqetëso”, zbuloi Rita.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...