Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Arbana Osmani ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj në Instagram për të siguruar disa syze që dëshiron t’i përdorë për Halloëeen.
Nga ana tjetër, Eduarti ka publikuar në InstaStory të njëjtën foto të Arbanës, ndërsa krahas saj i lutet ndjekësve të mos e ndihmojnë, pasi nuk dëshiron të veshë një kostum të tillë.
“Aman mos i tregoni se do të më veshi kështu dhe mua”- shkruan regjisori duke na shkrirë së qeshuri.
Keq na vjen por pavarësisht lutjes së tij Arbana i ka gjetur syzet dhe i veshi atij kostumin e Halloëeen. Ajo ka postuar në Instastory disa video nga festa e frikshme në shtëpinë e tyre, ku Edi me Jonin shihen me kostumin e bardhë dhe me syze, teksa moderatorja nuk i mban dot të qeshurat.
“Fantazma e vogël dhe fantazma e madhe”- ka shkruar Arbana mbi video.