VIDEO/ Prekëse, nëna në Turqi mbulon me trup fëmijën gjatë tërmetit të fuqishëm që shkund vendin, i vogli nuk ndalon së qari

Qytetarë të ndryshëm, kanë publikuar pamje të dhimbshme në mediat sociale, pas tërmetit që tronditi Greqinë dhe Turqinë mesditën e sotme.

Ndërkohë, në një video të shpërndarë ne Instagram, shfaqen momente prekëse të një nëne që mundohet të mbulojë me trupin e saj fëmijën ndërsa banesa dridhet nga lëkundjet.

Pas disa sekondash, intensiteti i lëkundjeve ulet dhe ajo arrin që ta marrë fëmijën dhe të dalë jashtë.

Dymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si pasojë e një tërmeti që goditi brigjet e Egjeut të Turqisë, tha të premten autoriteti i menaxhimit të katastrofave të vendit. Tërmeti i fortë u ndje në Greqi dhe Turqi.

Presidenti Tajip Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë nëse është e nevojshme, sipas zyrës së presidentit.

Më herët, ministrat e jashtëm të dy vendeve biseduan në telefon dhe u shprehën se ishin të gatshëm të ndihmonin njëri-tjetrin, tha Ankaraja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...